Një aksident i trefishtë është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Lezhë–Laç, pranë kryqëzimit të Markatomajt. Sipas burimeve paraprake, në ngjarje janë përfshirë dy automjete dhe një motor. Drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Dy drejtuesit e makinave nuk kanë pësuar lëndime. Po sipas të njëjtave burime, i plagosuri po udhëtonte drejt punës në momentin kur ndodhi përplasja.