Dy automjete u përplasën mëngjesin e kësaj të hëne në bypassin e Vlorës në afërsi të fshatit Babicë. Goditja mes mjeteve ishte e fortë, duke bërë që njëra të dilte nga rruga dhe të përfundonte në kanal. Si pasojë mbeti I plagosur një djalë dhe një vajzë. Vajza mori dëmtime në pjesën e kokës dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit të Vlorës ndërsa personi tjetër pësoi lëndime në pjesën e kraharorit.