Katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur rreth mesditës së të hënës në aksin që lidh qytetin e Lezhës me atë të Laçit. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një kamion transporti inertesh. Përplasja ka qenë aq e fortë, sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë katër të plagosurit nga makina autoveturë, me të cilën po udhëtonin.