Një aksident fatal që i mori jetën dy personave ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin rrugor Vlorë–Kotë, në vendin e quajtur “Ura e Vodicës” Në aksident u përfshinë një automjet tip “Benz” me drejtues Adi Alushaj, rreth 30 vjeç, dhe një mjet tip “Ford” me drejtues Esat Brahimaj, rreth 40 vjeç.