Një aksident rrugor tragjik me pasojë vdekjen e tre të rinjve, dy prej të cilëve shqiptarë është regjistruar në Venecia të Italisë. Raportohet se janë nxjerrë nga zjarrfikësit trupat e dy djemve shqiptarë dhe një vajze rreth të njëzetat. Dy viktimat me origjinë shqiptare janë Egli Gjeci dhe Altin Hoti. Ndërkohë viktima e tretë është një vajzë e re italiane.