Segmenti rrugor Lezhë-Shkodër ndër vite është konsideruar si një aks shumë i rrezikshëm, ku numri i aksidenteve, qofshin ato vetëm me lëndime apo vdekje, ka ardhur gjithnjë e më shumë në rritje. Ky aks, shpesh herë është cilësuar edhe si ‘rruga e vdekjes’, pasi shumë herë automjetetet, për arsye nga më të ndryshmet, përfshihen në aksidente automobilistike.