Të dielën e fundit të tetorit, si çdo vit, hyn në fuqi ora dimërore. Konkretisht, në orën 04:00 të mëngjesit të së dielës, më 26 tetor 2025, akrepat e orëve duhet të zhvendosen një orë prapa, domethënë në orën 03:00. Ndryshimi i orës zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Europian, në kuadër të politikës së përbashkët për kursimin e energjisë, megjithëse heqja e tij është menduar prej vitesh – por megjithatë, pa marrë një vendim përfundimtar deri më tani.