Policia rrugore e Vlorës ka arrestuar shoferin 80 vjeçar që po drejtonte mjetin tip Peugot në aksidentin e rëndë në aksin rrugor që “Peshkëpi-Kotë”. Nga ky aksident i rëndë humbi jetën 22 vjeçari, i cili po drejtonte një motomjet. Aksidenti u shënua rreth orës 14:47 në afërsi të urës së fshatit Lapardha, në Vlorë. Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për shkakun e aksidentit që i mori jetën të riut. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik.