Në Komisionin e Ekonomisë u prezantuan dy nisma ligjore të opozitës. Propozimi i parë ishte ai i deputetes demokrate, Jorida Tabaku për reduktimin e akcizës për prodhuesit e vegjël të birrës. Propozimi i dytë ishte ai i deputetëve të Partisë së Lirisë për heqjen e tatimit mbi vlerën e shtuar për produktet e shportës. Ky propozim pati edhe më shumë debate mes deputetëve socialistë dhe atyre opozitarë. Në fund, mazhoranca rrëzoi me forcën kartonëve të dyja nismat e opozitës.