Top News – Ajri i ndotur vrau 500 mijë foshnje në 2019-ën!
21/10/2020 12:21

Ndotja e ajrit, vitin e kaluar ka shkaktuar vdekjen e parakohshme të rreth gjysmë milion foshnja në muajt e parë të jetës së tyre me pjesën më të madhe të bebeve në botën në zhvillim. Ekspozimi ndaj ndotësve të ajrit është i dëmshëm po ashtu edhe për bebet në barkun e nënës. Ai mund të shkaktojë lindje të parakohëshme ose peshë të vogël në lindje. Të dy këta faktorë janë të lidhur me vdekshmërinë e lartë foshnjore. Rreth dy të tretat e 500 mijë vdekjeve mes foshnjave, të dokumentuara, janë të lidhura me ajrin e ndotur në ambjente të brendshme, veçanërisht si pasojë e karburanteve të forta si qymyri. Zbulimi është përfshirë në raportin për gjendjen e ajrit në glob për 2020, që ka ekzaminuar të dhënat për vdekjet në botë. Sipas raportit, ndotja e ajrit është e lidhur edhe me probleme të shumta shëndetësore. Ekspertët e mjekësisë kanë paralajmëruar prej vitesh për pasojat e ajrit të ndotur tek të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike por sapo kanë filluar të kuptojnë edhe peshën e rëndë mbi foshnjat ende të palindura. “Ne nuk e kuptojmë plotësisht se çfarë mekanizmash veprojnë në këtë fazë, por ndodh dicka që shkakton reduktim të rritjes së bebes dhe peshë të vogël. Ka një lidhje epidemiologjike që shihet në vende të ndryshme dhe studime të shumta”, thotë Katherine Walker, shkencëtare në institutin Health Effects që ka publikuar raportin. Foshnjat e lindura me peshë të vogël janë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve dhe pneumonisë. Mushkëritë e foshnjeve të lindura para kohe po ashtu janë jo plotësisht të zhvilluara. Ndërkohë, në total, të paktën 6.7 milionë viktima në të gjithë globin janë shkaktuar në 2019 si pasojë e ekspozimit afatgjatë ndaj ajrit të ndotur.

Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45