Top News/ Ahmetajt i digjet mandate/ PS nis sesionin e ri me ndryshime në grupin parlamentar
03/01/2024 16:38

Ish ministri Arben Ahmetaj pritet të humbasë mandatin e fituar në zgjedhjet e vitit 2021 pas mungesës për gjashtë muaj rresht në punimet parlamentare. Kuvendi pritet të konstatojë vakancën e krijuar dhe të njoftojë Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për plotësim. Sipas rregullores së kuvendit, sesioni i ri parlamentar fillon të hënën e tretë të janarit, pra më 15 janar. Fillimi i sesionit të ri parlamentar bëhet me seancë plenare të thirrur me urdhër të kryeparlamentares, Lindita Nikolla. Nga verifikimi i mandateve, pritet të konstatohet pavlefshmëria e mandatit të Arben Ahmetaj, referuar nenit 71 të Kushtetutës. Ky nen sanksionon në pikën 2 të tij se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend. Për herë të fundit, ish ministri Ahmetaj ishte prezent në seancën plenare të datës 6 Korrik. Katër ditë më vonë, SPAK kërkoi autorizim nga Kuvendi për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish numrit dy të qeverisë, Arben Ahmetaj. Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve avokatët mbrojtës të ish ministrit deklaruan se ai ndodhej jashtë vendit. Në seancën ku kolegët e tij, i dhanë autorizim Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e Ahmetajt, ky i fundit nuk ishte prezent por dërgoi një mesazh publik nga arratia. Referuar kësaj kronologjie, Ahmetaj e ka plotësuar afatin kohor që i cakton kushtetuta ndaj pritet konsatimi i përfundimit të mandatit të tij. Sipas votave preferenciale të kandidatëve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, mandate i Ahmetajt i kalon Dallëndyshe Bicit, drejtoreshës aktuale të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Nëse kjo e fundit, nuk e pranon mandatin, atëhere i kalon juristit Plarent Ndreca i cili ka siguruar në zgjedhjet e vitit 2021, 4008 vota në Tiranë.

Top News- Miratonin leje mjedisore në kundërshtim me ligjin/ Prokuroria e Fierit mbyll hetimet
28/12 18:34
Top News- Plasi kapsolla në Durrës/ 15-vjeçari me dëmtime serioze në fytyrë
28/12 17:46
Top News- Fluks automjetsh në Kakavijë/ Zyrtarët e policisë inspektojnë situatën në kufi
28/12 16:29
Top Channel/ Masat për fluksin në Kakavije/ Shqiptarët në Greqi kthehen, radhë në pikat kufitare
28/12 15:22
Top Channel/ Vlora pa ujë/ Defekt i rëndë, pjesa më e madhe e qytetit 72 orë pa ujë
28/12 15:19
Top News – Vlora, tre ditë pa ujë. Dëmtimi i tubacionit, problematika të mëdha në qytet
28/12 12:59
Top Channel/ Vlora pa ujë/ Defekt i rëndë s, një pjesë e qytetit 72 orë pa ujë
28/12 12:33
Top Channel/ Masat për fluksin në Kakavije/ Shqiptarët që jetojnë në Greqi kthehen tek familjet
28/12 12:33
Top Channel/ “Presim drejtësinë për AKSHI”, Rama: Është bërë një punë e madhe për digjitalizimin
28/12 12:02
Top Channel/ Pengoi qarkullimin e mjeteve, pranga 42-vjeçarit në Shkodër, i gjendet drogë e municion
28/12 10:34
Top Channel/ Berisha sulmon Bashën dhe bën thirrje për protestë: Ish-kryetari i PD u mor me mua
27/12 23:22
Top News – Berisha- Dënimi i Ramës është pa kthim/ Kreu i PD nga Korça: “Jep dorëheqjen!”
27/12 22:06
Top Channel/ Balliu dhe Elda Hoti i shkojnë Ramës në Surrel me pishtarë në duar: Jep dorëheqjen
27/12 22:02
Top Channel/ Këngë e valle për Berishën, simpatizantët e PD e “djegin” para liderit demokrat
27/12 21:58
Top News- PD protestë me pishtarë në Surrel, zhvendos aksionin tek shtëpia e Ramës
27/12 21:37
Top News- Vlora pa ujë të pijëshëm, ujësjellësi pëson avari
27/12 21:36
Top Channel/ Floriana Garo “e humbet” gjatë foltores së Korçës, se merr vesh nga i vjen zëri
27/12 21:10
Top Channel/ “E sollën të pajetë”/ Mjekët në Vlorë tregojnë se çfarë ndodhi me 42-vjeçarin
27/12 20:04
Top Channel/ Digjen autobusët, ndodheshin në Fllakë të Durrësit. Zjarrfikësit ndalin zjarrin
27/12 19:53
Top Channel/ Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit
27/12 19:30
DIGITALB DIGITALB