Deputetët e Rithemelimit nuk u mjaftuan me miratimin në Kuvend të autorizimit të SPAK për arrestimin dhe kontrollin e banesës së ish zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj. 18 prej tyre i dërguan një letër kryeparlamentares Lindita Nikolla ku kërkojnë që në rendin e ditës së seancës plenare të 20 korrik të përfshihet një mocion me debat për çështjen e Ahmetajt.