Ish ministri i financave Arben Ahmetaj është shpallur zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar. Pak ditë më parë, gjykata e posacme antikorrupsion firmosi urdhër-arrestin për Ahmetajn si dhe vendosi masën e sigurisë arrest me burg në mungesë. Pas këtij vendimi, prokuroria e posacme i dërgoi urdhin për ekzekutim policisë së shtetit. Drejuesit vendorë të policisë në qarqe, pas kryerjes së kontrolleve në të gjithë vendin nuk mundën dot ta gjenin Ahmetajn. Verifikime u kryen edhe në sistemin TIMS, nga ku rezultoi se ish ministri ishte larguar jashtë vendit.