Arben Ahmetaj ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme përmes të cilit SPAK i kontrolloi vilën në Hamallaj dhe banesa të tjera në pronësi të partneres aktuale dhe ish-bashkëshortes së tij. Ahmetaj thotë se kontrolli është kryer në mënyrë të paligjshme, pasi SPAK nuk ka marrë më parë autorizimin e Kuvendit për ta ushtruar këtë kontroll.