Deputeti Arben Ahmetaj ka ankimuar vendimin e SPAK për sekuestron e dy vilave në Palasë dhe Hamallaj, njëra në emër të ish-bashkëshortes dhe tjetra në emër të bashkëjetueses. Nëpërmjet avokatëve mbrojtës, ish-Ministri Arben Ahmetaj kërkon rrëzimin e urdhër sekuestros, që u ekzekutua më 24 mars 2023. Përpara sekuestrimit të vilave, SPAK kreu kontrolle në to duke sekuestruar disa dokumente dhe materiale të tjera, kontrolle këto të cilat sërish u kundërshtuan nga avokatët mbrojtës, por që Apeli I Gjykatës së Posaccme e rrëzoi këtë ankimin.