Pas takimit me sekretarin amerikan të mbrojtjes Lloyd Austin në Pentagon, ministri i mbrotjes Niko Peleshi dha një intervistë për Zërin e Amerikës, ku ndau detajet e takimit. Peleshi u shpreh se agresioni rus në Ukrainë, ka rritur dyfish shqetësimin në Ballkan dhe se ky rajon mbetet vatër e nxehtë. Kjo, sepse jo të gjitha vendet e Ballkanit janë anëtare të Natos. Ministri i mbrotjes shtoi se këto shqetësime, ai i ndau edhe me sekretarin amerikan të Mbrotjes Lloyd Austin, gjatë takimit të tyre në Pentagon.