Lufta në territorin ukrainas, çekuilibroi totalisht jo vetëm rrugët diplomatike dhe raportet mes shteteve, por u shoqërua edhe me një kërcënim të madh përsa i përket kostos ekonomike, që kjo luftë pritet të prodhojë, e që efektet e para filluan të ndihen që në momentet e para të pushtimit. Por si mund të goditet ekonomia shqiptare nga sanksionet e vendosura si pasojë e luftës, që shpëtheu në zemër të Europës?