Finalizohet faza e 26-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, nga DVP Tiranë dhe komisariatet në varësi të saj. Gjatë fazës së 26-të u angazhuan 17 grupe kontrolli me 140 punonjës policie dhe u përdorën 11 dronë. U asgjësuan nëpërmjet djegies 480 bimë narkotike cannabis sativa.