Kryeministri Edi Rama shtroi edhe këtë vit iftarin tradicional në muajin e shenjtë të Ramazanit, në nderim të kësaj periudhe reflektimi dhe solidariteti. Në fjalën e tij, Rama theksoi se “sofra e iftarit është e vetmja sofër ku je njëkohësisht edhe mik edhe zot shtëpie”, duke e përshkruar atë si një hapësirë ku takohen njerëz me besime dhe përvoja të ndryshme.