Top News – Agjenti i emigracionit vret një grua / ‘Digjet’ Minneapolisi, protesta gjatë gjithë natës
08/01/2026 12:47

Një agjent amerikan i imigracionit ka qëlluar për vdekje një 37-vjeçare në qytetin e Minneapolisit, duke shkaktuar protesta gjatë natës. Zyrtarët federalë thanë se 37-vjecarja, Renee Nicole Good, ishte përpjekur të shtypte agjentët e imigracionit me makinën e saj, por kryebashkiaku i qytetit tha se agjenti që e qëlloi kishte vepruar në mënyrë të pamatur. Videot e incidentit tregojnë agjentët e emigracionit duke iu afruar një makine. Ndërsa makina tenton të largohet, njëri prej tyre i drejton armën dhe dëgjohen të paktën dy të shtëna. FBI-ja po heton rastin. Qindra agjentë të emigracionit janë vendosur në Minneapolis, në shtetin e Minesotës, si pjesë e masave të marra nga Shtëpia e Bardhë kundër imigracionit të paligjshëm. Videot e postuara në mediat sociale duket se tregojnë momentin e të shtënave, të cilat ndodhën rreth orës 10:25 lokale të mërkurën në mëngjes. Nga pika të ndryshme të vëzhgimit, një Fuoristradë ngjyrë gështenjë, mund të shihet duke bllokuar një rrugë në Minneapolis. Një turmë njerëzish, që duket se po protestojnë, qëndrojnë në trotuar. Automjetet e ICE, Zyra e emigracionit dhe doganave, ndalojnë te automjeti i parkuar në rrugë, agjentët dalin prej tyre dhe i thonë gruas pas timonit të dalë jashtë. Njëri prej agjentëve tërheq dorezën e derës së shoferit. Një agjent tjetër është pozicionuar pranë pjesës së përparme të automjetit. Nuk është e qartë saktësisht se sa afër qëndron agjenti ose nëse është goditur nga automjeti nga pamjet që qarkullojnë, por në një moment, ai hap zjarr ndërsa gruaja tenton të largohet. Pas kësaj, fuoristrada shihet teksa përplaset me një makinë të parkuar aty pranë. Në një postim në Truth Social, Donald Trump tha se një oficer i emigracionit u përplas "egërsisht" me makinë. "Është e vështirë të besohet se është gjallë, por tani po shërohet në spital", shkroi ai. Presidenti republikan fajësoi gjithashtu "të Majtën Radikale" për "kërcënim, sulm dhe shënjestrim të Zyrtarëve të Zbatimit të Ligjit dhe Agjentëve të emigracionit çdo ditë". Edhe sekretarja e sigurisë kombëtare, Kristi Noem, tha se gruaja po pengonte oficerët në punën e tyre dhe se agjenti u detyrua të përdorë armën në shenjë vetëmbrojtjeje.

Top News- Vuçiç flet për pasoja, e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999
28/02 21:00
Top Channel/ Përshkallëzohet lufta, Irani i kundërpërgjigjet ashpër Izraelit
28/02 20:18
Top News – Trump telefonatë me Netanyahun, diskutojnë për ecurinë e luftës me Iranin
28/02 19:40
Top News – Clinton dëshmon për Epstein. ‘Nuk kisha dijeni për krimet e tij, s’kam gabuar’
28/02 18:45
Top Channel/ Terror në Dubai! Shpërthime me raketa në Palm Jumeirah, Emiratet në gatishmëri
28/02 18:36
Top News – Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit. Rrezik për tregtinë globale të naftës dhe gazit
28/02 18:24
Top News-Udhëheqësi i Iranit në shënjestër, 7 raketa goditën zyrën e tij/ Mediat: Është vrarë
28/02 16:50
Top Channel/ Rrëzohet një avion me para në Bolivi, vdesin 20 persona. Banorët marrin paratë në tokë
28/02 15:21
Top Channel/ Nga BE e Kosova tek Marine Le Pen, mbështetet sulmi ndaj Iranit: Të fitojë populli!
28/02 15:12
Top Channel/ Rama: Me SHBA dhe Izraelin, reagimi për sulmin ndaj Iranit: Gardën iraniane…
28/02 14:58
Top Channel/ “Dorëzohuni ose vdisni”: SHBA sulmon Iranin, Trump: “Do rrëzojmë diktatorët islamikë”!
28/02 14:57
Top Channel/ Tre vite nga tragjedia hekurudhore! Grekët në protestë, nisin trazirat, 80 të arrestuar
28/02 14:45
Top News – Lufta me Iranin ngre më këmbë Europën. Macron kërkon negociata, Starmer mbledh qeverinë
28/02 14:40
Top News- A do futet në luftë BE? Vjen reagimi i parë: Situata në Iran është e rrezikshme
28/02 14:28
Top News – Eliminohet kreu i Gardës Revolucionare. Sulmet në Iran shënjestrojnë udhëheqësit e lartë
28/02 14:05
Top News – Viktima nga shpërthimet e raketave. Mes të vrarëve edhe fëmijë, u godit një shkollë
28/02 14:04
Top News – ‘Irani kërcënim ekzistencial’. Netanyahu– Bashkë me Trump, do rrëzojmë tiraninë
28/02 13:43
Top News- Lufta ka nisur, Trump: Irani të dorëzojë armët, nuk tërhiqemi
28/02 13:41
Top Channel/ Tramvaji del nga shinat! Milano, një i vdekur dhe 20 të plagosur në qendër të qytetit
28/02 12:28
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin: “Arratiset” Khamenei, Teherani kundërpërgjigjet!
28/02 12:21
DIGITALB DIGITALB