Muajt e verës regjistruan ngjarje të rëndë kriminale, ndër të cilët disa antetante mafioze, ku mbetën të vdekur disa persona. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi se të gjitha janë shkaktuar pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit. Sipas Karamuços, personi që ka publikuar dëshmitë e Dumanit është fajtori kryesor për “përgjakjen” e rrugëve të Shqipërisë. Ndërkohë, lidhur me agjentët rusë, Karamuço tha, se më shumë se çdo gjë duhen ruajtur digat dhe ujësjellësat.