Për agjentët e shërbimit informativ po përgatitet një ligj, i cili u mundëson atyre më shumë kushte dhe siguri në detyrën që kryejnë. Qeveria shqiptare ka miratuar kërkesën e shërbimit informativ për pajisjen me identitet të fshehtë të agjentëve që infiltrohen për të hetuar grupet terroriste, ato të trafikut të armëve dhe të drogës. Drafti i dorëzuar në kuvend nga Këshilli i Ministrave parashikon edhe shpërblim për mentorët që trajnojnë punonjësit e rinj. Në rast se agjentët largohen nga SHISH pas një trajnimi duke filluar punë tjetër, projektligji i ngarkon ata me detyrimin për të paguar gjithë shpenzimet financiare të specializimit.