Shqipëria bën një tjetër hap para në drejtim të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kryeministri Edi Rama ka ndarë ftesën e presidencës daneze të Bashkimit Europian për të çelur në Bruksel grupkapitullin e radhës më 16 shtator, i cili ka të bëjë me ‘Agjendën e Gjelbër’.