Kryeministri Edi Rama ka uruar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në përvjetorin e 53-të të lindjes. Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Rama ndër të tjera shkruan se: “Nuk e di sa do të zgjasë nata që ke përpara miku im i shtrenjtë, por ajo çka di njësoj si drita e diellit mbi Tiranë sot, është se agimi do të vijë përsëri, për ty dhe për Kosovën”. ”Nuk e di a më lexon dhe nuk di as si je e si shkojnë ditët e tua, në atë izolim krejt absurd ku je i detyruar të qëndrosh për Zoti e di se sa kohë ende! Por unë gjithsesi dua të ta uroj sot ditëlindjen, nga larg dhe me dhimbjen e pamundësisë për të dëgjuar zërin tënd e bërë shakatë me jetën në telefon, po ama besomë, duke u ndjerë pranë teje më shumë se çdo herë më parë”, shkruan Rama