Një rast prostitucioni është goditur nga Policia e Fierit, pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Prive”, të zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit. Hetimi kishte nisur rreth 7 muaj më parë dhe u mbyll me goditjen e veprimtarisë kriminale.