Ndihmës sekretarja amerikane për migracionin, Julieta Valls Noyes do të udhëtojë drejt Shqipërisë gjatë javës së ardhshme. Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se gjatë qëndrimit të saj, zyrtarja amerikane do të ndalet në Shëngjin dhe Tiranë, ku do të takohet me përfaqësues të qeverisë dhe organizatave ndërkombëtare.