Pas 35 vitesh qeverisjeje të socialdemokratëve në landin Rheinland-Pfalz pritet ndryshim pushteti. CDU fitoi zgjedhjet në këtë land ndërsa AfD shënoirritje të konsiderueshme. Në zgjedhjet e të dielës, CDU kaloi SPD-në në vendin e dytë dhe kandidati kryesor i kristiandemokratëve, Gordon Schneider, me shumë gjasa do të jetë kryeministri i ri, ndoshta në koalicion me SPD-në. Sipas rezultateve paraprake, CDU-ja përmirësoi performancën e saj krahasuar me zgjedhjet e fundit në vitin 2021, duke arritur në 31 përqind. SPD-ja ra në 25.9 përqind, një nivel historik i ulët për partinë tradicionale në zgjedhjet në Rheinland-Pfalz. Sipas rezultateve të deritanishme, AfD dyfishoi votat krahasuar me zgjedhjet e fundit në vitin 2021, duke arritur në 19.5 përqind dhe ky është rezultati më i mirë i AfD në një land të Gjermanisë Perëndimore.