Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nisur shpërndarjen e bonusit me rastin e festave të fundvitit për pensionistët. Pavarësisht krizës si pasojë e rritjes së çmimeve, të moshuarit këtë vit do të duhet të mjaftohen me 5 mijë lekë shpërblim, ndërsa edhe më e ulët është vlera e bonusit, që do të ndahet për personat me aftësi të kufizuara dhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomie. Në vendimin e miratuar pak ditë më parë përcaktohet se për këto kategori vlera e shpërblimit do të jetë vetëm 3 mijë lekë.