Ndërkohë që afati I gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri po afron, partitë kryesore politike në Kosovë ende nuk kanë bërë ndonjë lëvizje drejt arritjes së një marrëveshjeje të mundshme për zgjedhjen e tij. Gjykata Kushtetuese u dha ligjvënësve 34 ditë kohë për ta zgjedhur kreun e shtetit, në të kundërtën, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, që duhet të mbahen brenda 45 ditësh. Dy partitë më të mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë konfirmuar konfirmuan se ende nuk kanë pranuar ftesë për takim nga kryeministri Albin Kurti, kryetari i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje edhe pse ai paralajmëroi se pas vizitës në Francë me presidenti Emanuel Macron do të merrte lëvizjen për dërgimin e ftesave ndaj opozitës.