Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njoftoi nisjen e fluturimit të parë direkt që lidh Tiranën me Larnakën në Qipro, duke shënuar një moment të rëndësishëm në zgjerimin e destinacioneve direkte për pasagjerët. Fluturimi u krye nga kompania Wizz Air, një ndër partnerët kryesorë të TIA-s. Fluturimi i parë u përurua në TIA me një ceremoni të veçantë ku morën pjesë përfaqësues tëWËizz Air, ekipi menaxhues i TIA-s dhe përfaqësues të medias. Sipas traditës, ekuipazhi i fluturimit të parë u prit me buqeta me lule, duke simbolizuar vlerësimin dhe bashkëpunimin e fortë me partnerët ajrorë. Nga ky moment, fluturimet mes Tiranës dhe Larnakës do të zhvillohen dy herë në javë – çdo të martë dhe të shtunë – duke u ofruar pasagjerëve më shumë mundësi për udhëtime turistike, biznesi dhe shkëmbime kulturore.