Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës që pritet të përfundojë në fund të këtij viti dhe të hyjë në operim vitin e ardhshëm ka shtruar nevojën për përgatitjen e stafit të nevojshëm. Albcontol e cila ka në thelb menaxhimin dhe kontrollin hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), njoftoi mbi rekrutimet e nevojshme për të plotësuar stafin.