Top News-‘Adriatiku’, djemtë e drogës në Lezhë/Tentuan arratisjen, por u kapën ‘mat’ nga policia
09/03/2022 13:00

Cdo ditë e më shumë numri i shqiptarëve të përfshirë në trafikun e drogës është në rritje, ndërsa edhe punonjësit e policisë po zhvillojnë hetime më të thelluara dhe angazhimi në këtë fushë bëhet gjithnjë e më maksimal. Efektivët e policisë Lezhë, kanë goditur një tjetër rast kultivimi dhe trafikimi të lëndëve narkotike këtë të mërkurë, ndërsa 2 persona përfunduan në pranga dhe një tjetër u shpall në kërkim. Në kuadër të operacionit ‘Adriatiku’ u arrestuan shtetasit Roland Muzhaqi dhe Dritan Llani, ndërsa në kërkim është shpallur Sokol Kurti. Këta shtetas u kapën në flagrancë gjatë operacionit, në oborrin e banesës së shtetasit Roland Muzhaqi, i cili do të blinte lëndën narkotike që e kishin transportuar nga Kruja, Dritani dhe Sokoli. Ky i fundit ka mundur të largohet nga vendngjarja në momentin e ndërhyrjes së Policisë. Sipas policisë, Muzhaqi do ta shiste lëndën narkotike në doza në qarkun e Lezhës. Gjatë operacionit policor, u sekuestruan 31 kilogramë kanabis sativa, 2 automjete, 2 aparate celulare dhe targa automjetesh. Këto materiale do ti kalojnë prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitje të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Ndërkohë, vijon puna nga ana e policisë për goditjen e rasteve të ngjashme dhe vënien e këtyre autorëve përpara drejtësisë.

Top News – Salianji në ‘Foltoren’ e Berishës/ Ish-deputeti ‘pa fjalë’ në tubimin para kryeministrisë
08/12 20:50
Top News – Foltorja e ‘Ditës së Rinisë’/ Berisha thërret protesta-Rama dëboi të rinjtë
08/12 20:38
ERVIN SALIANJI dhe ALIMEHMETI i bashkohen PROTESTËS së BERISHËS/ Çfarë po ndodhë në PD?
08/12 20:02
Top Channel/ Gjyqi për vrasjen e gjykatësit, xhaxhai i Elvis Shkambit i drejtohet Apelit
08/12 19:57
Top Channel/ Shëngjin-Velipojë, shembet rruga! Probleme në rrugën e re, çahet pjesa më e madhe e saj
08/12 19:56
Top Channel/ Shembet një pjesë e rrugës në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, rrezikohet jeta e banorëve
08/12 19:54
Top Channel/ Ndoten tokat në Pogradec! Çahet diga e rezervuarit të Çërravës
08/12 19:52
Top Channel/ Mungesa e sigurisë në shkolla, raporti i KLSH: Janë përkeqësuar treguesit
08/12 19:47
Top Channel/ “Edi Rama armik i lirive të shqiptarëve”, Berisha: Vjen këtë dhjetor si armik i rinisë
08/12 19:35
Top Channel/ Minatori me elektrik: Kam ardh nga rrethi i Matit, me i thanë dy fjalë këtij të gjatit
08/12 19:31
Top News – Salianji sërish në ‘Foltore’, i bashkohet protestës të Kryeministrisa
08/12 18:50
Top News – Shpërthen ‘supergripi’ mutant / Mbyllen shkollat, trefishohen shtrimet në spital
08/12 18:32
Top News – Shtatë udhëheqës letër BE-së / ‘Hua Kievit me paratë ruse, kemi detyrim moral’
08/12 18:09
Top News – Globe sjell televizorin më të madh në Shqipëri, TV Hisense 116 inch me RGB MiniLED
08/12 18:08
Top News- BE njeh Kosovën vend të sigurt/ Përshpejtohen kërkesat e shqyrtimit për azilantët
08/12 18:00
Top News- Vrau pa mëshirë policin bashkë me fëmijën e tij 8-vjeçar, Kanadaja s’lejon ekstradimin
08/12 17:56
Top News – Qytetarët nuk besojnë tek Parlamenti. Bien pritshmëritë tek partitë, mungon përfaqësimi
08/12 17:20
Top News -Berisha mesazh të prerë deputetëve. Kreu i PD: Të përgatitemi për protestat më të fuqishme
08/12 17:18
Top News- Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, lirohet roja, kërkesë për liri dhe xhaxhai i autorit
08/12 16:30
Top Channel/ Shembet trotuari në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, rrezikohet jeta e këmbësorëve
08/12 16:23
BILETA Portokalli - Bileta