Rreth 170 alpinistë dhe persona të apasionuar pas ngjitjeve malore morën pjesë këtë fundjavë në një ekspeditë dimërore në majat e Thethit, në Shkodër. Ky aktivitet, i organizuar nga Federata Shqiptare e Alpinizmit, mblodhi 16 ekipe nga e gjithë Shqipëria, të cilat sfiduan majat "Binjake" të Thethit, duke shijuar pamjen mbresëlënëse natyrore. Për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve, ekspedita u nda në tre grupe, të cilat sfiduan terrenin e vështirë dhe majat e larta të Thethit.