Një konflikt mes adoleshentëve për pak sa nuk përfundoi në përdorimin e armëve të zjarrit. Mësohet se pesë adoleshentë janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, ndërsa njërit prej tyre iu gjetën të fshehura dy armë zjarri kallashnikov dhe 800 fishekë, të cilat dyshohej se mund t’i përdorte në këtë konflikt. Për shkak të moshës, të miturit që procedohen në gjendje të lirë janë: M.L., 15 vjeç; A.D., 16 vjeç; L.H., 16 vjeç; K.C., 17 vjeç; R.Z., 17 vjeç, të gjithë banues në Burrel.