Policia e Tiranës ka zbardhur rrethanat e një konflikti të ndodhur pasditen e 2 tetorit në bulevardin “Nënë Tereza” në Kamzë, ku u përfshinë pesë 16-vjeçarë. Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë arrestimi në flagrancë i dy adoleshentëve, të cilët akuzohen se kanë goditur me thikë dhe me grushte tre bashkëmoshatarët e tyre, pas një sherri për motive të dobëta. Procedurat janë kryer në prani të prindërve, psikologut dhe mbrojtësve ligjorë.