Admirali Giuseppe Cavo Dragone, Kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s, ka qëndruar të martën në Kosovë bashkë me delegacionin e udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Përmes një postimi në rrjetin social X, admirali Dragone, tha se përgëzon përkushtimin e palëkundur të të gjithë personelit të KFOR-it, të cilët, tha ai, vazhdojnë ta ruajnë paqen dhe stabilitetin në Kosovë që nga viti 1999.