Thuajse të gjithë punonjësit e administratës publike kanë marrë vlerësim maksimal nga mbikëqyrësit. Por a është ky vlerësim objektiv dhe i bazuar në meritokraci? A po operon sektori shtetëror në nivelin më të lartë të mundshëm profesional? Në raportin e Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil thuhet se vlerësimi i punës në shtatë ministri po çedon për shkak të mungesës së objektivitetit.