Me një Vendim të Këshillit të Ministrave për të shtuar edhe të hënën e 27 nëntorit në listën e pushimeve, administrate shtetërore do të ketë plot 5 ditë pushim radhazi, përfshi të shtunën e të dielën, por edhe të martën dhe të mërkurën, që përkojnë me Ditën e Pavarësisë dhe atë të Çlirimit. E pikërisht koha e gjatë në dispozicion ka bërë që një pjesë e mirë e punonjësve të administratës të dynden nëpër agjenci për të udhëtuar jashtë vendit.