Korrupsioni në nivele alarmante, bazuar edhe në ngjarjet e kohëve të fundit, me skandale të mëdha në institucionet shtetërore duket se ka lëvizur ‘ujërat’ e shtetit, e mesa duket kjo ka bërë që qeveria të marrë masa që do mundësohet ndalimi I korrupsionit dhe goditja. Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare, i cili ka hyrë në fuqi, i hap rrugë krijimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit (“DPAK”), si person juridik, publik, buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për antikorrupsionin .