Opozita u dhuroi fitoren mazhorancës, ky ishte mesazhi kjritik që dha deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka e cila nuk do të jetë pjesë e legjislatruës së re, pasi nuk mori pjesë zgjedhjet e 11 Majit. në një konferencë për shtyp nga kryesia e kuvendit, deputetja fajësoi demokratët për veprimet e tyre duke nisur që nga miratimi I Kodit të Ri Zgjedhor. Açka u ndal dhe tek rezultati I partive të reja në zgjedhje, për të cilt u shpreh e bindur se vetëm ato mund të sjellin ndryshim në vend, si dhe PD nëse ndërron lëkurë. Açka tha gjithastu se vota e diasporës ishte një dështim I madh.