Deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha, se vlerësonte punën e Gazment Bardhit si kryetar I grupit të PD, duke lënë të kuptohej se e mbështeste për të patur sërish këtë detyrë, ka sjellë edhe reagimet e para. Një nga këto reagime është ai I ish-deputetes Flutura Açka, e cila njëherësh ka qenë një nga bashkëpunëtoret e Bardhit. Në një postim në rrjetet sociale, teksa mbështet Luçiano Boçin për një detyrë të tillë, Açka e konsideron Bardhin si një humbës ekzemplar, postim I cili më pas është hequr.