Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vijojnë ‘luftën e ftohtë’ me Kinën, teksa së fundmi Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar tarifa shtesë për importet nga Kina. Ka qenë vetë Trump, ai që ka bërë të ditur këtë qëndrim duke paralajmëruar vendosjen e një tarife shtesë 100% ndaj të gjitha importeve nga Kina, duke e akuzuar Pekinin për një “qëndrim jashtëzakonisht agresiv” në tregti. Masa do të hyjë në fuqi më 1 nëntor, përveç rasteve kur Kina të ndryshojë qëndrimin e saj.