Disa shtete të Ballkanit janë përfshirë nga stuhitë e dendura të dëborës. Situata më e rënduar paraqitet në Bosnjë, kryesisht në pjesën veriperëndimore dhe atë perëndimore. Pamjet e shpërndara në platformën X, tregojnë rrugë të bllokuara nga dëbora, ndërsa borëpastrueset e kanë të pamundur që të hapin këto segmente.