Top News – Acari mbërthen Ballkanin, borë e akull / Kaos në të gjithë Evropën, të paktën 6 viktima
07/01/2026 11:49

Temperaturat e ulëta zhytën pjesë të Evropës në një tjetër ditë kaosi udhëtimesh, me të paktën gjashtë persona që humbën jetën në aksidente të lidhura me motin gjatë valës më të madhe të të ftohtit në kontinent deri më tani këtë dimër. Që nga rënia e temperaturave të hënën, pesë persona kanë vdekur në Francë dhe një grua në Bosnje, ndërsa bora dhe shiu i dendur shkaktuan përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë Ballkanin. Me të ftohtin që i bën rrugët të rrezikshme, tre persona vdiqën në aksidente të lidhura me akullin në Francën jugperëndimore ndërsa një shofer taksie vdiq në spital pasi automjeti i tij doli nga rruga dhe u zhyt në lumin Marne në rajonin e Parisit. Pasi gati 40 centimetra borë ranë në kryeqytetin boshnjak Sarajevë gjatë fundjavës, një grua vdiq në spital pasi u godit nga një pemë që u shemb nën peshën e borës. Reshjet e borës nuk janë ndalur edhe në Holandë me aeroportin e Schipolit, në Amsterdam, që raportoi se rreth 600 fluturime u anuluan gjatë ditës, ndërsa ekipet punonin për të pastruar pistat dhe për të shkrirë akullin e aeroplanëve që prisnin të niseshin. Më shumë borë parashikohet për pjesën tjetër të javës. Telashe pati edhe në aeroporte të tjera të evropës e po ashtu edhe me linjat hekurudhore.

Top Channel/ “Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin teksa trupat amerikanë vijojnë vendosjen në…
28/01 23:39
Top Channel/ Paralajmërimi i çuditshëm i Papa Leonit: Mos flisni me të dashurat tuaja të…
28/01 23:38
Top Channel/ Zjarr në një hotel luksoz në Alpet Franceze, evakuohen 270 njerëz
28/01 23:38
Top Channel/ Trump ultimatum Iranit: Negociata ose përballen me sulm më të ashpër
28/01 23:26
Top News- Ushtari hero shpëton 291 njerëz në tren, mposht dronët rusë që godasin vagonët
28/01 23:00
Top News- A ka plan SHBA-të për të sulmuar Iranin? 50 mijë ushtarë mbërrijnë në Lindjen e Mesme
28/01 22:40
Top News- “Koha po mbaron”, “bisha” e Trump i vë lakun në fyt Iranit: O dialog, ose shfarosje
28/01 22:26
Top News- Ruanda kërcënon Mbretërinë e Bashkuar, kërkon 100 milionë paund
28/01 22:25
Top Channel/ Rusi-Ukrainë, 2 milionë viktima! Humbjet të paprecedenta gjatë luftës
28/01 19:59
Top Channel/ Dronët rusë vrasin 5 persona në një tren pasagjerësh, Zelensky: Akt Terrorist
28/01 19:06
Top Channel/ Anglia afrohet me Kinën, Starmer vizitë në Pekin: “I pari vjen interesi kombëtar”!
28/01 17:19
Top News – ‘Trumpit i ka ikur mendja…’ / Aleati i tij i shqetësuar për gjendjen psikologjike
28/01 14:51
Top News – Vjen Evropa me dy shpejtësi / Trump ‘tallet’ me kohën që i duhet BE-së për një vendim
28/01 14:49
Top News – Rusia, 1.2 milionë viktima në Ukrainë / Humbja më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore
28/01 14:07
Top News – Avionit i bie rrota pas ngjitjes në fluturim / British Airways ulet i sigurt në Heathrow
28/01 14:02
Top News – Tjetër stuhi e frikshme në Evropë / Rrëzon pemë e shtylla, kaos në Portugali e Spanjë
28/01 14:00
Top News – Ndan kontraceptivë për elefantët / Popullata në rritje, po bëhet e rrezikshme në Tajlandë
28/01 13:55
Top News – Nën mburojën bërthamore të Britanisë / Suedia në bisedime ‘mes kërcënimit nga Rusia’
28/01 13:47
Top News – Një NATO më shumë evropiane! BE: Trump e ka tronditur aleancën në themel
28/01 13:47
Top News – Shpërthen vullkani, avionët në rrezik/ Rusi, kolona e hirit ngrihet 9 mijë metra në qiell
28/01 13:45
DIGITALB DIGITALB