Top News – Acari ‘bën kërdinë’ në Ballkan / 2 metra borë, mbyllen autostradat e ndalen trenat
25/12/2024 11:58

Moti i acartë ka shkaktuar kaos në të gjithë rajonin e ballkanit, me stuhi bore që kanë shkaktuar mbylljen e autostradave dhe ndalimin e trenave. Dhjetëra mijëra shtëpi në Bosnje dhe Hercegovinë mbetën pa energji elektrike pas borës së madhe që ra dhe erës së fortë që shkaktoi po ashtu kaos në trafik edhe në kroacinë dhe serbinë fqinje. Në Bosnjën perëndimore, është shpallur gjendja e jashtëzakonshme pasi moti i keq bllokoi të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse në komunën e Drvarit, duke izoluar 17,000 banorët e saj. “Situata është jashtëzakonisht e vështirë. Bora vazhdon të bjerë. Njerëzit janë bllokuar në dëborë,” tha për mediat një zyrtare lokale. Bora e rënë në disa fshatra përreth Drvarit arriti deri në dy metra lartësi dhe stuhia e madhe i bëri më të vështira përpjekjet për pastrim. “Kërkojmë ndihmë për pastrimin e borës. Të gjitha makineritë në dispozicion janë tashmë në terren”, thanë autorietet. Për shkak të reshjeve të mëdha të borës, mësimi është anuluar në shumë shkolla. Mediat lokale raportuan po ashtu se dhjetëra automjete kishin ngecur në dëborë për 10 orë në Bosnjën perëndimore gjatë natës. Në të gjithë Ballkanin, autoritetet lëshuan paralajmërime për udhëtime pasi bora mbylli disa rrugë kryesore. Bosnja, Serbia dhe Kroacia ndaluan lëvizjen e automjeteve të rënda dhe vendosën nivele të kufizuara trafiku në rrugët e prekura. Në Slloveni, kërkimi për një alpinist hungarez të zhdukur në Alpet në veri të Lubjanës, që nisi të dielën, u pezullua për shkak të erës së fortë. Ekipet e shpëtimit arritën të hënën të shpëtonin shoqëruesen e tij femër. Në Kroacinë qendrore, një ekip shpëtimi malor shpëtoi një burrë që ishte bllokuar në makinën e tij ndërsa po shkonte në spital për dializë.

Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24