16 fëmijë, të moshave 10 deri në 18 vjeç, janë shpëtuar në Filipine pasi policia australiane zbuloi në telefonin e sekuestruar të një 56-vjeçari të arrestuar në Sidney, pamje nga momentet e abuzimit seksual me ta. Mësohet nga mediat e huaja se fëmijët tashmë janë vendosur nën kujdesin e Departamentit të Mirëqenies Sociale dhe Zhvillimit, ndërkohë që hetuesit janë ende duke u përpjekur për të gjetur viktima të tjera të dyshuara.