Gjykata e Lezhës ka dënuar me 12 vite burg Simon Gjokën, 38 vjeçarin nga Miloti, i cili fillimisht ishte arrestuar për vjedhje bagëtish, por gjatë hetimeve u zbulua se kishte pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur. Prokuroria kishte kërkuar 18 vite burg, por Gjoka përfitoi uljen me 1/3 të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, duke u dënuar përfundimisht me 12 vite heqje lirie për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.