Top News – Abuzoi masivisht me tendera/ Kryebashkiaku i kërkon Apelit masë më të butë
19/07/2021 17:43

Ish krybashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe do të dalë përpara trupës gjykuese, të kryesuar nga Nertina Kosova në datën 28 korrik, pas apelimit që i bëri vendimit të shkallës së parë Anti-korrupsion. Fatos Tushe nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës i është drejtuar Apelit, duke apeluar vendimin e marrë nga shkalla e parë dhe duke kërkuar një amsë më të butë sigurie. Gjithashtu me kërkesë për masë më të bute sigurie Apelit i janë drejtuar edhe 10 vartësit e Tushes, të cilët u vunë në pranga rreth një javë më parë, pasi SPAK ka ngritur ndaj tyre tre akuza, atë të “Falsifikimit të dokumenteve”, shpërdorimit të detyrës” dhe “abuzimit me tendera publike”. Fatos Tushe pretendon se nuk ka prova të mjaftueshme që implikojnë atë në abuzimin me tenderin. Lidhur me pretendimet për mungesë provash dhe ndryshim mase sigurie, Fatos Tushe do të dalë përpara trupës gjykuese në 28 korrik. Gjykata e posaçme e shkallës së parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar me kërkesë të SPAK vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryebashkiakun Fatos Tushe. Ky i fundit u kap nga SPAK vetëm pak ditë më parë, pas abuzimeve masive financiare që kishte kryer me tenderin për rehabilitimin e kanalit vaditës. Dëmi financiar i shkaktuar nga favorizimiet dhe abuzimet me procesin e tenderimit kapi shifrën e 240 milionë lëkësh. Në skemën korruptive, Fatos Tushe kishte përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të lartë, me të cilët ndanin fitime marramendëse nga abuzimi me tenderat publikë. Pak ditë më parë policia hyri në ambientet e bashkisë duke ekzekutuar 11 urdhër arrestet e SPAK, duke vënë në praga kryebashkiakun Tushe; Flamur Peqinin; Ibrahim Lamin; Bujar Muratin; Gazmend Çelën; Bektash Nexhën dhe Blerta Turkun. Gjithashtu u ndaluan edhe shtetasit, Margarita Gjermeni; Andri Musho; Ani Simoni, dhe Xhemal Haskon, ndaj të cilëve SPAK kërkoi, masën e sigurisë “arrest shtepie”.

Top Channel/ Besimtarët ortodoksë bkremtojnë Pashkën! Lutje për më shumë paqe
12/04 00:04
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Korçë-Bilisht, përfshihen tre mjete, lëndohet një drejtues
11/04 21:11
Top Channel/ Zjarr në malin e Koshnicës në Gramsh, flakët përhapen me shpejtësi
11/04 21:10
Top Channel/ “Reformën e bëri PS-ja”, Rama: Dorëzuam shpatën e drejtësisë në duart e tyre
11/04 19:59
Top Channel/ Koncert për Kardinal Simonin, në nder të 70-vjetorit të shugurimit meshtarak
11/04 19:57
Top Channel/ Bllokohen 110 tonë fruta-perime, AKU aksion në Shkodër, zbulon shkelje
11/04 19:55
Top Channel/ Ministri i financave Malaj: Kemi ulur borxhin publik në 53% kemi ulur dhe…
11/04 18:05
Top Channel/ Ministrja e Ekonomisë Ibrahimaj:Ne vendosëm që paga minimale të jete 500milek të vjetra
11/04 18:04
Top Channel/ “Ku ke mësuar kaq mirë shqip” Rama bënë batuta me koreanen
11/04 18:03
Top Channel/ Aksident në Llaman të Himarës, makina përplaset me motorin, lëndohet 26-vjeçari
11/04 16:40
Top Channel/ I shpallur në kërkim për vepra të rënda penale, vihet në pranga 55-vjeçari në Krujë
11/04 15:51
Top Channel/ Ndezi zjarr në Parkun Kombëtar të Dajtit, në pranga 62-vjeçari
11/04 15:51
Top Channel/ Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, sekuestrohen 9 armë zjarri
11/04 15:50
Top Channel/ Rritet turizmi në Vlorë, të huajt zgjedhin bregdetin, rritet interesi për…
11/04 15:26
Top Channel/Domatja e artë në treg, importohet me 60 lekë/kg, në treg shitet deri në 600 lekë për kg
11/04 15:24
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës, nga sot në orën 16:00, 209 lekë dhe benzina me 175 lekë për litër
11/04 15:14
Top Channel/ Rritet kriminaliteti te të miturit, 545 të mitur autorë në 3 muaj, 160 nën 14 vjeç
11/04 15:14
Top Channel/ Burgjet vendosin për ulje dënimi, propozimi heq gjykatat për kërkesat, synohet ulja e..
11/04 15:06
Top Channel/ Aksident në Vlorë, makina del nga rruga, tre të plagosur, mes tyre një 14-vjeçar
11/04 14:41
Top News- Kryepeshkopi Joan uron besimtarët ortodoksë për Pashkë: Ta gjejmë paqen në zemrat tona
11/04 14:26