Partia Demokratike ka reaguar përmes ish deputetit Enkelejd Alibeaj pas hetimit të SPAK që vuri në pranga 9 zyrtarë të ministrisë së Brendshme për abuzime me tenderin e uniformave të policisë. Alibeaj tha se PD e ka denoncuar këtë aferë korruptive këtu e dy vite më parë. Por sipas tij ministri i Brendshëm i asaj kohe Sandër Lleshaj i konsideroi deklaratat e PD si shpifje.