SPAK kërkon dënimin me nga 2 vite burg për zyrtarët dhe drejtuesit e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Edmond Tërthorja administrator, Amarildo Lleshi drejtor i prokurimeve publike, Serafin Skenderi dhe Altin Murto drejtor i fondeve në këtë universitet. Për dy zëvëndësrektorët Ilir Kapaj dhe Romina Kotaj u kërkua dënimi me 1.6 dhe 1 vit burg, që konvertohen në 2 vite shërbim prove dhe 150 orë punë në komunitet. Prokurori Dritan Prençi kërkoi që këtyre të pandehurve t’u hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5 vjeçare. SPAK lexoi konkluzionet edhe për 15 të tjerë, duke kërkuar dënimin e tyre me mesatarisht 1.6 vite burg, por t’u pezullohet kjo masë dënimi dhe të vendosën në shërbim prove.